Transformimi Dixhital në Zinxhirin e Vlerës së Sektorit Shëndetësor


Ne ofrojmë zgjidhje të integruara për transformimin dixhital në sektorin shëndetësor publik dhe privat, si dhe në industritë e lidhura me to. Kjo nuk është thjesht një sipërmarrje teknologjike – është një angazhim human përmes teknologjisë, që krijon vlerë reale për pacientët, profesionistët dhe gjithë zinxhirin shëndetësor.

Ne digitalizojmë proceset, optimizojmë rrjedhat e punës dhe përmirësojmë efikasitetin përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës.
Fuqizojmë sektorin shëndetësor përmes ideve të reja, qasjeve novatore dhe praktikave të përparuara që rrisin cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.
Zbatimi i teknologjive të avancuara për shërbime më të sigurta, të shpejta dhe të orientuara nga pacienti.
Integrimi i sistemeve të menaxhimit, analizës dhe monitorimit për një sektor shëndetësor funksional dhe konkurrues.
Ngritja e laboratoreve jetesor me fokus te përvoja e pacientit, profesionalizmi i stafit dhe vendosja e njeriut në qendër të inovacionit.

Sektorët ku Veprojmë

Ne përshpejtojmë transformimin dixhital ndërsektorial mjekësor në Shqipëri dhe më gjerë.

Ofrimi i zgjidhjeve teknologjike dhe mbështetjes operative për të gjithë sektorin shëndetësor dhe industritë e lidhura me të. Mbështesim bizneset dhe institucionet në dixhitalizimin e proceseve, produkteve, shërbimeve dhe përvojave të përdoruesve, duke rritur inovacionin, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë.

Infrastrukturë, Teknologji dhe Sisteme Dixhitale
Kujdesi Shëndetësor Parësor
Kujdes Shëndetësor në Shtëpi
Shëndeti dhe Siguria në Punë
Kujdes Komunitar dhe Social
Parandalim Dixhital & Diagnostikim i Hershëm
Rehabilitim & Kujdes Pas Traumës
Stil Jete i Shëndetshëm & Ushqyerje
Mjedis i Shëndetshëm dhe Miqësor
Turizmi Mjekësor dhe Shërbime Mbështetëse
Ushqim i Shëndetshëm & Sigurimi i Nutricionit
Sektore dhe Industri te Nderlidhura

Kapacitetet dhe Shërbimet

MedTech & Industrive të Lidhura

Ofrimi i sistemeve dhe zgjidhjeve dixhitale të integruara për organizatat publike dhe private të sektorit shëndetësor dhe industrive të lidhura (agroushqimi, uji, agroturizmi, mjedisi, shërbimi social, edukimi shëndetësor). Qëllimi është dixhitalizimi i operacioneve, zhvillimi i inovacionit dhe forcimi i kapaciteteve përmes teknologjive të avancuara dhe qasjeve të qëndrueshme.

1

Transformim Dixhital – Konsulencë dhe Zbatim Strategjik

Ndihmojmë institucionet shëndetësore dhe bizneset e lidhura të aplikojnë zgjidhje dixhitale të personalizuara, duke optimizuar procese dhe menaxhimin e ndryshimit.

Nëngrupet kryesore:
  • Sistemet dhe proceset shëndetësore: Hartim strategjish dixhitale për spitale, laboratorë, klinika dhe qendra komunitare.
  • Industritë e lidhura: Automatizimi i rrjedhave të punës në agroushqim, ujë, agroturizëm dhe shërbime mjedisore.
  • Prokurime, Koncesione dhe PPP: Zgjidhje për menaxhimin e projekteve dhe partneriteteve publike-private.
2

Startup & Inovacion – Inovacion MedTech dhe Sipërmarrje

Mbështesim zhvillimin e ideve dhe produkteve të reja, duke lidhur sektorin shëndetësor me inovacionin në industri të tjera.

Nëngrupet kryesore:
  • Sipërmarrje dhe startup: Inkubim, hackathone dhe modelet e biznesit për zgjidhje dixhitale dhe inovative.
  • Prototipim dhe validim: Zhvillimi i pajisjeve MedTech, teknologjive për kujdesin në shtëpi, komunitet dhe mjekun e punës.
  • Financim dhe rrjetëzim: Këshillim për investime, grante, lidhje me rrjetet akademike dhe industrinë.
3

Biznesi Dixhital – Platforma dhe Shërbime Online

Dixhitalizim i ndërmarrjeve dhe shërbimeve për pacientët dhe komunitetet, duke përfshirë edukim shëndetësor, telemjekësi dhe komunikim online.

Nëngrupet kryesore:
  • Shërbimet shëndetësore online: Platformat për rezervime, konsultime, edukim dhe ndërveprim pacient-profesional.
  • Marketing dhe tregti dixhitale: Promovimi i klinikave, laboratorëve, produkteve ushqimore dhe shërbimeve komunitare online.
  • Trajnime dhe kapacitete digjitale: Edukim i stafit dhe operatoreve shendetesor mbi teknologjitë e reja dhe përdorimin e sistemeve dixhitale.
4

Prodhimi & Zinxhiri i Furnizimit – Pajisje dhe Shërbime MedTech

Mbështetje për efikasitet dhe inovacion në zinxhirin e vlerës, duke lidhur prodhimin, shpërndarjen dhe menaxhimin e resurseve.

Nëngrupet kryesore:
  • Shëndetësia dhe laboratorët: Prodhim dhe shpërndarje pajisjesh MedTech dhe materiale mjekësore.
  • Industritë e lidhura: Integrimi i IoT dhe sistemeve dixhitale në agroushqim, ujë, mjedis dhe agroturizëm.
  • Logjistikë dhe gjurmueshmëri: Menaxhim magazinash, transparencë zinxhiri furnizimi, sisteme për transport dhe shpërndarje.
5

Siguria në Punë – Kujdesi dhe Shëndeti i Punonjësve

Sigurimi i vendeve të punës të shëndetshme dhe të sigurta në spitale, laboratorë, kompani dhe sektorët e lidhur.

Nëngrupet kryesore:
  • Shëndeti dhe siguria në punë: Standardet, certifikimet dhe inspektimet në spitale, laboratorë dhe institucione shëndetësore.
  • Industritë dhe komuniteti: Mbrojtja e punonjësve në agroushqim, ujë, mjedis, turizëm dhe shërbime sociale.
  • Trajnime dhe programe mirëqenie: Ergonomi, reduktim stresi, edukim mbi shëndetin dhe sigurinë në punë.
6

Mbrojtja e Konsumatorit – Siguri dhe Cilësi e Shërbimeve

Garantimi i sigurisë dhe transparencës për pacientët, komunitetet dhe konsumatorët e industrive të lidhura.

Nëngrupet kryesore:
  • Siguria dhe kontrolli shëndetësor: Auditim, inspektime dhe certifikime të pajisjeve dhe shërbimeve MedTech.
  • Produktet dhe shërbimet e industrive të lidhura: Siguria ushqimore, ujë, agroturizëm, mjedis dhe produkte komunitare.
  • Edukimi dhe informimi i komunitetit: Edukim për konsumatorë të informuar, transparencë dhe etiketime të qarta.

Programi dhe Nismat

Transformimi Dixhital në Shëndetësi

Ky program adreson të gjithë zinxhirin e vlerës në shëndetësi – nga parandalimi dhe kujdesi parësor, te kujdesi në shtëpi, shëndeti në punë dhe shërbimet komunitare – duke integruar teknologjinë, politikat, aftësitë dhe inovacionin.

1 / 7

Teknologjitë dhe Sistemet Kryesore të Përdorura


Infrastruktura Dixhitale

Bazë e qëndrueshme për të gjitha sistemet dhe platformat, që mundëson lidhjen, menaxhimin dhe shkallëzimin e shërbimeve dixhitale në sektorin shëndetësor.

Makineri dhe Pajisje të Avancuara

Përdorimi i robotikës, automatizimit dhe pajisjeve inteligjente në laboratorë, spitale, qendra mirëqenieje, logjistikë dhe sektorë industrialë.

Sisteme Dixhitale Menaxhimi (DMS / ERP / CRM / HRM)

Integrimi i sistemeve për menaxhimin e burimeve njerëzore, financave, shërbimeve ndaj pacientit dhe proceseve operative në institucionet shëndetësore.

Pajisje të Zgjuara dhe Interneti i Gjërave (IoT)

Sensorë dhe pajisje që komunikojnë në kohë reale për monitorim mjedisor, siguri, ndjekje të pacientëve dhe optimizim të shërbimeve.

Telemjekesia dhe Platforma të Shërbimeve Dixhitale

Zgjidhje për konsultime, diagnostikim dhe trajtim në distancë, duke rritur aksesin dhe efikasitetin e kujdesit shëndetësor.

Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Big Data

Analizë e avancuar e të dhënave për diagnostikim, vendimmarrje, personalizim të përvojave të pacientëve dhe efikasitet operativ.

Aplikacione Mobile, Web dhe Realiteti Virtual/AR

Platforma dhe aplikacione për akses në shërbime, edukim, trajnime, telemjekësi dhe simulime profesionale për staf dhe pacientë.

Cloud, Blockchain dhe Infrastrukturë Dixhitale

Ruajtje e të dhënave, menaxhim i sigurt, shkallëzim shërbimesh dhe transparencë në transaksione për të gjithë zinxhirin shëndetësor.

Avantazhet Konkurruese – Pse ne?

INOVATOR

Ide të reja, teknologji dhe qasje.

INTEGRUAR

Një platformë për shumë zgjidhje.

KOMERCIAL

Lidhje midis inovacionit dhe tregut.

APLIKATIV

Zgjidhje të personalizuara për klientët.

Grupi Synuar


security3-home-pic2

Sektori Privat

security3-home-pic3

Sektori Publik

security3-home-pic4

Individë Inovativ

security3-home-pic2

Akademia

security3-home-pic5

Organizata

security3-home-pic3

Qytetarë